Konfirmohet nga Qeveria, institucionet shtetërore janë përballur me sulme kibernetike - NACIONALE

Konfirmohet nga Qeveria, institucionet shtetërore janë përballur me sulme kibernetike

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se institucionet shtetërore janë përballur me sulme kibernetike.

Këto deklarime ai i bëri përmes rrjetit social "Facebook", me çka shtoi se këto probleme kanë qenë të kohëpaskohëshme.

"Për momentin, gjendja është stabile - shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme