Konfirmohet, 26 viktima në sulmin në Zaporizhzhia - NACIONALE

Konfirmohet, 26 viktima në sulmin në Zaporizhzhia

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Këtë mëngjes, u raportua për një sulm vdekjeprurës në qytetin e Zaporizhzhia, ndërsa Rusia goditi qytetet ukrainase me breshërinë më të madhe në disa javë.

Raketat kundërajrore të ripërdorura si armë sulmi tokësor ranë mbi njerëzit në makina që prisnin të kalonin në territorin e pushtuar nga Rusia, në mënyrë që të mund të kthenin anëtarët e familjes në vijat e frontit.

Këto raketa, e përshkuan autokolonën humanitare, duke lënë të vrarë 26 pasagjerë. Goditja shkatërroi edhe ndërtesat pranë dhe la kratere të thella.

Për këtë sulm, zyrtarët e instaluar nga Rusia në Zaporizhzhia fajësuan Ukrainën, por nuk dhanë prova.

Lajme të ngjashme