Moska organizon koncert për të festuar aneksimin e rajoneve të Ukrainës
Në Sheshin e Kuq të Moskës, është duke u zhvilluar një koncert televiziv pop, për të festuar aneksimin rus të katër rajoneve të Ukrainës.
Koncerti, i mbajtur nën hijen e mureve të Kremlinit, po zhvillohet pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi "traktatet e anëtarësimit" që zyrtarizojnë aneksimin e paligjshëm.
Mattheë Luxmoore nga Wall Street Journal shkruan se aktori rus, Ivan Okhlobystin, ndërsa ishte në skenë ka bërë thirrje për një “luftë të shenjtë”.
Russian celebs are apparently channeling Hitler and calling for a “holy war” from a stage in Moscow. Definitely not the upbeat mood from the last Russian annexation 8 years ago pic.twitter.com/RmqQVxQma0
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 30, 2022
Në fjalimin e tij, ndër të tjera Putin tha se do të bëjë gjithçka, “për të rikthyer ekonominë dhe për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja e spitale.”
Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se, “fitorja do të jetë e jona”.
“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën, dhe e vërteta do të thotë fuqi. Ajo do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona.”
Aneksimi rus i rajoneve të Ukrainës, është dënuar gjerësisht nga Perëndimi, ku menjëherë pas dekreteve të nënshkruara nga Putin, ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shpallur sanksione të reja ndaj Rusisë.