Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miraton në parim Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, FSK-në dhe për Shërbimin në FSK
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka miratuar në parim tri Projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Ekonomia Online.
Projektligji i parë ka të bëjë me plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes, i dyti për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë se Kosovës për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të tria Projektligjet u votuan me vota unanime të anëtarëve të këtij Komisioni.