“Komisarja rozë”, Dejona Mihali e VV-së: Zajednica nuk kalon, as Vuçiqi – njohja në qendër
Dejona Mihali, kordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është një nga emrat më të fuqishëm në VV, ndonëse nuk njihet fort në publik. Madje, ajo nuk ka bërë ndonjëherë paraqitje në televizionet kosovare.
Megjithatë, ajo e shfrytëzon profilin e saj në Facebook për të treguar qëndrimet e saj. Së fundmi, ajo i është bashkuar “karvanit” kundërshtues të VV-së ndaj Asociacionit.
Zonja Mihali, për fuqinë e sëcilës në VV ka raportuar Nacionale disa herë, ende vazhdon ta quan Asociacionin si “Zajednicë”. Në një postim, Mihali ka thënë se njohja do të jetë në qendër, ndërsa në një tjetër ka shkruar se nuk kalon.
