Komentatori ua thjeshtëson rëndësinë e fitores së BNE-së: Imagjinojeni botërorin dhe Kosova mposht Francën - NACIONALE

Komentatori ua thjeshtëson rëndësinë e fitores së BNE-së: Imagjinojeni botërorin dhe Kosova mposht Francën

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Komentatori i njohur kosovar, Florim Canolli ua ka thjeshtësuar rëndësinë e fitores së BNE-së personave që nuk merren me "gaming".

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Canolli tha ta imagjinojmë që Kosova është në kampionatin botëror, dhe në njërën prej fazave të eliminimit direkt eliminon Francën, kampionen aktuale.

"Komuniteti i lojërave kompjuterike në gjjthë botën është shumë i madh dhe po flet pikërisht për këtë sukses të BNE. Audienca e gaming janë kryesisht të rinj që kalojnë kohë të madhe online. Djemtë e Bad News Eagles janë duke i bërë Kosovës një promovim jashtëzakonisht të madh në nivel ndërkombëtar", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lajme të ngjashme