Komandanti i KFOR-it: Kosova e Serbia të shmangin retorikën e kotë, të përballen në tavolinën e negociatave
Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, ka folur sërish në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një prononcim, z. Ristuccia e ftoi Kosovën dhe Serbinë të heqin dorë nga “retorika e kotë”, duke kërkuar që të bisedohet për uljen e tensioneve.
“I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë.” - deklaroi komandanti i KFOR-it, transmeton Reporteri.net.