"Koha të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme", ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën - NACIONALE

"Koha të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme", ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë thirrje ndaj pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Delawie ka thënë se është koha që këto vende të "njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan"

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, shkroi ai në X.

Lajme të ngjashme