Klinaku akuzon RTK-në se do t’i bëjë dokumentar një personi që s’ka qenë pjesë e UÇK-së
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, ka akuzuar Radio Televizionin e Kosovës se ka planifikuar një dokumentar për dikë që nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Më tej, ai pohon se reagimi i tij vjen si rezultat i tentimeve të keqpërdorin emrin e UÇK-së dhe se është mirë që organet të merren me këtë punë.
Reagimi i plotë i Klinakut në Facebook:
Të nderuar,
Vitin e kaluar më ka kontaktuar RTK, për t'më pyetur e për ta bërë një emision për "veteranin e UÇK-së" Bashkim Sula, dhe unë ju kam thënë që mos e bëni, sepse nuk ka qenë në UÇK fare dhe emisionet në Shqipëri janë farsë, sepse janë mashtruar nga ata individë të papërgjegjshëm, që kanë bërë filma në TV.
Po reagoj sepse, më thirrën prapë e që duan të keqpërdorin në emër të UÇK-së, dhe është mirë që organet e shtetit të merren me këto punë.
Lutje,
Çdo televizion apo media, para se të publikojë diçka për veteranët e luftës së UÇK-së, është mirë që të na kontaktojnë së pari neve si OVL UÇK, apo degët tona.