Kina ia kalon ShBA-së sa u përket hulumtimeve shkencore
Kina ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara si udhëheqëse botërore për hulumtime shkencore dhe studime me ndikim të lartë, sipas një raporti të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë, Kina tashme publikon numrin më të madh të letrave të hulumtimeve shkencore në vit, ndërsa pas saj janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.
Shifrat u mbështetën në bazë të numrit mesatar të publikimeve në vit nga viti 2018 deri më 2020 dhe janë tërhequr nga kompania e analizave, “Clarivate”.
Sipas këtij raporti, hulumtimet kineze përbëjnë 27.2 për qind të 1-përqindëshit të hulumtimeve më të cituara në botë. Hulumtimet amerikane përbëjnë 24.9 për qind, ndërsa hulumtimet britanike janë të tretat me 5.5 për qind.