Kina i vë sanksione Pelosit dhe familjes së saj shkaku i vizitës në Tajvan - NACIONALE

Kina i vë sanksione Pelosit dhe familjes së saj shkaku i vizitës në Tajvan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kina ka njoftuar se do t’i vendosë sanksione kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, dhe familjes së saj të ngushtë për shkak të vizitës në Tajvan.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se Pelosi “ka ndërhyrë seriozisht në çështjet e brendshme të Kinës, i ka dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, e ka nëpërkëmbur seriozisht parimin “Një Kinë” dhe i ka rrezikuar seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit”.

Kina e cilëson Tajvanin si provincë të ndarë që duhet të bashkohet me territorin kryesor edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Gjatë qëndrimit në Japoni, Pelosi tha se Kina nuk mund t’ua ndalojë vizitat në Tajvan zyrtarëve amerikanë.

Lajme të ngjashme