Kim Jong-uni ishte seriozisht i sëmurë gjatë pandemisë, thotë motra e tij - NACIONALE

Kim Jong-uni ishte seriozisht i sëmurë gjatë pandemisë, thotë motra e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore ka shpallur “fitore shkëlqyese” në betejën me koronavirusin. Motra e liderit të vendit, Kim Jong-un, tha se ai ishte në mesin e personave të infektuara.

Duke folur në një takim me punëtorët shëndetësorë dhe shkencëtarët në kryeqytetin e Koresë Veriore, Piongiang, Kimi bëri thirrje që masat kufizuese të lehtësohen dhe e përshkroi shifrën zyrtare të viktimave – 74 – si “mrekulli e pashembullt në historinë e komunitetit shëndetësor botëror”, raportuan mediet shtetërore të enjten.

“Fitorja e siguruar nga populli ynë është një ngjarje historike që edhe një herë ia dëshmoi botës madhështinë e shtetit tonë, vendosmërinë e paepur të popullit tonë dhe traditat e bukura kombëtare, me të cilat jemi krenarë”, tha Kim Jong-uni.

Motra e tij, Kim Yo-jong, tha: “Ndonëse ishte seriozisht i sëmurë me temperaturë të lartë, ai nuk mund të shtrihej për asnjë moment duke menduar për popullin për të cilin duhej të përkujdesej deri në fund në luftën kundër pandemisë.”

Lajme të ngjashme