Kica-Xhelili publikon pjesën e raportit të DASh-it ku flitet për korrupsion serioz qeveritar: Po e lë këtu - NACIONALE

Kica-Xhelili publikon pjesën e raportit të DASh-it ku flitet për korrupsion serioz qeveritar: Po e lë këtu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xjelili, ka postuar në rrjetin social Facebook një pjesë të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në të cilin ndër të tjera thuhet se Kosova ka probleme serioze me korrupsionin dhe mosndëshkimin e qeverisë.

“Po e lë këtu: “(…) raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri (…)” Raporti i Departmentit të Shtetit Amerikan, për Kosovë, për vitin 2022” – shkroi shkurt Kica-Xhelili.

Më shumë sfond: Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi praktikat e Drejtave të Njeriut gjatë vitit 2022, pjesa për Kosovën. Raporti thekson se megjithëse ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, qeveria nuk e ka zbatuar plotësisht ligjin. Aty përmendet se disa raste të korrupsionit janë apeluar vazhdimisht dhe se sistemi ligjor herë pas here ka lejuar parashkrimin e rasteve. Në po ashtu thuhet se organizatat joqeveritare në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare, kanë theksuar vazhdimisht dështimin e sistemit gjyqësor për të ndëshkuar rastet e korrupsionit, duke rezultuar në shumë pak raste të zyrtarëve të lartë të përfunduar me dënime.

Lajme të ngjashme