Kica-Xhelili kritikon diplomacinë kosovare, bizneset amerikane po shkojnë në Beograd
Depuetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar lidhur me vizitën e delegacionit amerikanme 25 kompani biznesi në Serbi.
Me anë të një shkrimi në Facebook, ajo ka ngritur shqetësimin se 'ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona?'
Ajo është shprehur se qetësia me të cilën po pranohen kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë.
“Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq?”, ka shkruar Kica-Xhelili.