Kica-Xhelili ka një sugjerim për ministren Haxhiu: Kandido në ndonjë shtet anarkik - NACIONALE

Kica-Xhelili ka një sugjerim për ministren Haxhiu: Kandido në ndonjë shtet anarkik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokatike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila e “sulmoi” Gjykatën Kushtetuese duke e quajtur pengesë për reformën në drejtësi.

Kica-Xhelili ka “sugjeruar” Haxhiun, që herën tjetër të kandidojë në ndonjë shtet anarkik, pra ku nuk ka kushtetushmëri, ligj e as rregull.

E plotë:

Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po PENGON jetësimin e reformave.

“Na vjen keq”, Ministre! Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika.

S’ke faj ti, jo.

Lajme të ngjashme