KFOR për situatën në veri: Deri më sot, nuk nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim - NACIONALE

KFOR për situatën në veri: Deri më sot, nuk nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, lidhur me stabilitetin dhe sigurinë, është deklaruar edhe KFOR-i.

Në një përgjigje për "RTV Dukagjinin", KFOR-i thotë se aktualisht nuk ka ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim, ndonëse po ashtu pohojnë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misonit të KFOR-it.

Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, KFOR-i thotë se ende nuk ka ndonjë hollësi, ndonëse thuhet se të gjitha palët po punojnë për zgjidhje.

E dimë që të gjitha palët po punojnë fort për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje”, thuhet tutje.

KFOR-i gjithashtu ka thënë se është e rëndësishme që të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që, sipas tyre, mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme.

Është thelbësore të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”, thanë tutje nga KFOR-i.

Lajme të ngjashme