Këshilltari i Kurtit: Interesat e Abdixhikut dëmtojnë Kosovën dhe rezistencën kombëtare - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit: Interesat e Abdixhikut dëmtojnë Kosovën dhe rezistencën kombëtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë mbrëmë për televizionin publik, ka deklaruar se grupi i Tiranës në Lëvizjen Vetëvendosje ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës.

“Grupi i Tiranës brenda VV-së ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Ato qëndrime po bëhen edhe vendime qeveritare. Po e sulmojnë NATO-n edhe zyrtarët amerikanë”, tha Abdixhiku.

Ndaj qëndrimeve të Abdixhikut ka reaguar Erzan Vraniqi - këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti.

Vrqniqi ka thënë se Interesat e kryetarit të LDK-së dëmtojnë interesin e Kosovës dhe dëmtojnë rezistencën kombëtare.

“Interesat e Abdixhikut dëmtojnë interesin strategjik të Kosovës. Interesat e një kaste e cila sa për pushtet adopton identitet gjeografik mbi identitetin kombëtar dhe tenton të krijojë autonomi kulturore nga Shqipëria, dëmtojnë rëndë gjithë rezistencën kombëtare në bazë të së cilës është arritur vet pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Erzen Vraniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme