Raportohet se serbët janë mbledhur në Rudare për të pritur përfaqësuesit serbë - NACIONALE

Raportohet se serbët janë mbledhur në Rudare për të pritur përfaqësuesit serbë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mediumi serb Kosovo Online ka raportuar se në barrikadën në Rudare, qytetarët serbë janë duke pritur ardhjen e përfaqësuesve serbë, pas takimit që kanë mbajtur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Në barrikadën në Rudare ende janë të pranishëm një numër i madh i qytetarëve, të cilët presin ardhjen e përfaqësuesve të serbëve nga takimi që mbajtën në Beograd gjatë ditës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq," raporton Kosovo Online.

Kujtojmë se, tashmë janë bërë 19 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, ndërsa sot është marrë vendim edhe për ndryshimin e masës ndaj ish policit serb Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë , Petar Petkoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat, duke shtuar se kanë marrë garanci nga ShBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

Lajme të ngjashme