Vendimi për Pantiq: Krasniqi hedh dyshime për përfshirje të Qeverisë Kurti - NACIONALE

Vendimi për Pantiq: Krasniqi hedh dyshime për përfshirje të Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me vendimin e marrë për ish-policin serb Dejan Pantiq, të cilit me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë i është zbutur masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Në një intervistë përEkonomia Online, Krasniqi është shprehur se ky vendim mund të ketë lidhje me ndonjë marrëveshje të fshehtë të qeverisë në mënyrë që të hiqen barrikadat.

“I takon Qeverisë që të dal e të shpjegoj a ka qenë e përfshirë në diçka të tillë, sepse ajo që është diskutuar plotë herë gjatë ditëve të fundit që Qeveria duhet të pajtohet me lirimin e të arrestuarit Pantiq në arrest shtëpiak në mënyrë që të të hiqen barrikadat. Nëse kjo është një marrëveshje e fshehur që e ka bërë Qeveria, mirë është që të na tregoj që ta arsyetoj këtë vendim”, është shprehur Krasniqi.

Duke shtuar se vendimin për zbutjen e masës ndaj Pantiq është konfuz, pasi ai është i akuzuar për terrorizëm, Krasniqi ndër të tjera ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të tregohet i sinqertë me qytetarët dhe nëse ka pasur ndonjë involvim në këtë çështje, të dal e ta arsyetojë.

“Edhe pse në Kosovë pushtet janë të ndara, Qeveria nuk duhet të pretendojë me ndërhy në vendimet e gjyqësorit. Është pak e çuditshme sepse, unë nuk e kam lexuar aktakuzën, por nëse thuhet që është akuzuar për terrorizëm, lirimi në arrest shtëpiak është konfuz, është me pikë pyetje dhe nuk jam i sigurt që mund të behët pa pasur edhe një lloj mbështetje politike. Nëse kjo mbështetje ka ardhur nga ana e Kurtit ai nuk ka nevojë të fshihet duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të dal të arsyetoj nëse ka qenë i involvuar në një formë apo tjetër në këtë vendim”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme