Kërkohej nga Suedia për vjedhje të rëndë, 30-vjeçari arrestohet në Fushë Kosovë
Një 30-vjeçar është arrestuar sot në Fushë Kosovë, teksa ishte i kërkuar nga Suedia.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate të publikuar para pak çastesh.
Policët e stacionit policor në Fushë Kosovë e arrestuan të njëjtin për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Me të marrë informacionet, u mësua se i njëjti ishte nën urdhër-arrest ndërkombëtar për vjedhje të rëndë.
Më poshtë edhe komunikata e plotë:
