Kërkesa për shtrentim të rrymës dhe protesta, Abazi: Koston e përcakton qeveria, me veprim apo mosveprim - NACIONALE

Kërkesa për shtrentim të rrymës dhe protesta, Abazi: Koston e përcakton qeveria, me veprim apo mosveprim

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për paralajmërimin e një rritjeje tjetër prej 21.3 për qind, siç është kërkuar nga KESCO.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Abazi tha se përgjegjësia nuk qëndron te KEDS apo ZRRE, por te ekzekutivi.

“Ky është dështim i qeverisë. Kosova nuk ka shtuar asnjë kilovat orë në gjenerim dhe po varet nga importi”, deklaroi ai.

Sipas Abazit, rritjet janë “veprime ad hoc dhe arbitrare”, të shkaktuara nga mungesa e strategjisë energjetike.

Ai theksoi se protestat duhet të drejtohen te Qeveria dhe jo te institucionet rregullatore, duke shtuar se “KEDS-i shpërndan energji, ndërsa koston e përcakton qeveria me veprim ose mosveprim”.

Lajme të ngjashme