Kërcënuesi i tij mori pjesë në tubim të VV-së, reagon Kajtazi: Tash po e kuptoj nga buron urrejtja e të ashtuquajturit avokat - NACIONALE

Kërcënuesi i tij mori pjesë në tubim të VV-së, reagon Kajtazi: Tash po e kuptoj nga buron urrejtja e të ashtuquajturit avokat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi kërcënuesi i tij ka marrë pjesë dje në një tubim të VV-së në Gjakovë.

Ai ka shkruar se tash po e kupton nga buron urrejtja e personi që e kishte kërcënuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë lloj helmi Albin Kurti e ka injektuar kudo në popull.

“Tash po e kuptoj nga buron urrejtja e nje te ashtuquajturi avokat, ndaj meje. Driton Dobruna, i denuar vitin e kaluar me pese muaj burgin efektiv per kercenim ndaj meje tashme po shfaqet si nje aktivist i partise ne pushtet. Si i tille, Dobruna u shfaq sonte ne nje tubim te vogel te Vetevendosjes ne Gjakove ne te cilin foli edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Dobruna, i cili ne gjykate u pati arsyetuar se ka probleme te shumeta, e edhe “mendore”, duket qe eshte helmuar nga partia ne pushtet me urtejtje, mllef, dhune kunder atyre qe nuk mendojne si partia ne pushtet. Kete lloj helmi, Albin Kurti ka injektuar kudo ne popull. Sherimi prej tij do te jete i veshtire dhe kosto te larte.”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme