Kërcënimet e Kurtit ndaj bizneseve, Zeka: Kryeministrit pagën e merr nga kompanitë që protestuan dje
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i ka dënuar deklaratat kërcënuese të kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj bizneseve që dje kanë protestuar duke bllokuar hyrjet e kryeqytetit.
Ai ka bërë me dije se kryeministrit paguhet nga taksat që paguajnë këto kompani.
Zeka ka deklaruar se qëndrimet e Kurtit janë për keqardhje.
“A e di se kush është personi i dytë që paguhet nga këta persona? Është kryeministri i Kosovës. Paga ime mund të vijë prej 200 këtyre kompanive që kanë protestuar, por paga e kryeministrit vjen nga 1,300 kompani që kanë protestuar, dhe të cilat shprehin kundërshtimin e tyre”, ka thënë Zeka, raporton Klan Kosova.