Osmani pritet nga presidenti Begaj në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
E para e shtetit të Kosovës ka shprehur "kënaqësinë" të jetë prezente në pritjen e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar Osmani.