Kelmendi pretendon se "burrat po bëjnë fushatë për t'i mbuluar gratë" për çështjen e të drejtës së shkollimit - NACIONALE

Kelmendi pretendon se "burrat po bëjnë fushatë për t'i mbuluar gratë" për çështjen e të drejtës së shkollimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka kritikuar nismën për të ndryshuar udhëzimin administrativ të vitit 2014 në pikën ku nuk lejohet bartja e uniformës fetare në shkolla.

Kelmendi ka provuar që të sulmojë nismën përmes një perspektive 'feministe'. Ai ka ngritur pretendimin se asnjë grua nuk ka mbështetur nismën, megjithëse një gjë e tillë nuk duket se qëndron.

Në fakt, në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka pasur dhe ka ende shumë gra të cilat bartin uniformë fetare.

Këtij sulmi të z. Kelmendi i është kundërpërgjigjur ashpër Durim Berisha – juristi i njohur që ka shërbyer edhe si këshilltar në Qeverinë Kurti I – duke thënë se “po flitet për të drejtën e shkollimit” dhe jo për një fushatë "për t’i mbuluar gratë”.

Lajme të ngjashme