KDI: Fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit nëpërmjet pagave të larta, mënyrë efektive për të evituar korrupsionin - NACIONALE

KDI: Fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit nëpërmjet pagave të larta, mënyrë efektive për të evituar korrupsionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës ka përshëndetur vendimin e gjykatës për anuluar vendimit të qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përmes një reagimi, KDI ka bërë me dije arsyet e vetme për të cilat mund të bëhet ulja e pagave për këtë kategori është shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme apo futjen e vendit në ndonjë krizë financiare.

Sipas KDI-së, fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit nëpërmjet pagave të larta është një mënyrë efektive për të evituar korrupsionin.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar nga #KDI, gjykata dje ka anuluar vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Praktikat ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, potencojnë se arsyet e vetme për të cilat mund të bëhet ulja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët gjatë mandatit të tyre, janë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme apo një krizë e thellë financiare. Çdo tentativë tjetër për ulje të pagave për prokuror dhe gjyqtar, përbën cenim të pavarësisë së gjyqësorit dhe vë në rrezik autonominë e këtij pushteti. #KDI dhe #Transparency International theksojnë se fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit nëpërmjet pagave të larta është një mënyrë efektive për të evituar korrupsionin dhe synon t’i mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët nga çdo përpjekje për tu korruptuar”, ka vlerësuar KDI.

Lajme të ngjashme