Kasolli: VV-ja s'ka qenë kurrë kundër marrëveshjeve, por kundër nënshkruesve
Analisti, Afrim Kasolli ka thënë se Kryeministri Kurti me ardhjen e tij në pushtet ka ndryshuar në raport me dialogun me Serbinë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë transformim e bënë nga dëshira e tij për të qëndruar në pushtet.
“Shumëkush ka mbetur i befasuar nga ndryshimi i Kurtit dhe në përgjithësi i Lëvizjes që e drejton në raport me dialogun me Serbinë, prej se kanë ardhur në pushtet. Nga gatishmëria e tij për t'i pranuar disa nga marrëveshjet paraprake që janë arritur me këtë shtet gjati dialogut në Bruksel. Dhe se e sheh këtë transformim radikal si pasojë e dëshirave të tij për të vazhduar për të qëndruar në pushtet. Pjesë e manipulimeve që ka bërë si opozitar për ta diskredituar ish-pushtetin. Sepse nëse nuk tregohet koperativ tani mund të humb atë për shkak të presioneve ndërkombëtare”, ka shkruar Kasolli..
Kasolli tutje ka theksuar se e vërteta në këtë rast është më ndryshe sesa siç duket.
Sipas tij, VV-ja nuk ka qenë kurrë kundër marrëveshjeve të tilla, mirëpo kundër personave që i kanë pranuar këto marrëveshje.
“Mirëpo, e vërteta është pak më ndryshe. Në fakt Lëvizja Vetëvendosje nuk është se ka qenë kundër marrëveshjeve si të tilla në vetevete. Por, kundër atyre që i kanë pranuar ato. Dhe intenca e saj ka qenë që ato të pranohen, por në një mënyrë tjetër, i cili do të ishte më pasoja shumë më fatale për Kosovën, se sa rruga që është ndjekur nga ish- drejtuesit politikë të vendit”, ka theksuar tutje ai.