Kica-Xhelili për deklarat e Haxhiut ndaj prokurorit: “Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim" - NACIONALE

Kica-Xhelili për deklarat e Haxhiut ndaj prokurorit: “Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për deklaratat e ministers së Drejtësisë Albulena Haxhiut drejtuar një prokurorit Kosovar, ka reaguar edhe deoutetja e LDK-së Doarsa Kica- Xhelili.

Kica-Xhelili ka thënë se Haxhiu i ka thënë “dorëzohu” prokurorit të rastit të saj, në mënyrën më brutale dhe banale të mundshme.

“E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!,”- ka shkruar Kica-Xhelili.

Lajme të ngjashme