“Dorëzohu, s’është vonë”: Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas ''kërcënimeve" ndaj prokurorit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka ndalur përpjekjejet për ndërhyrje në sektorin e drejtësisë. Gjatë seancës së sot gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza. Kjo deklarate e Haxhiu ka shkaktuar reagime të ashpra nga politikanët e partive opozitare. Madje, kishte edhe prej atyre që kërkuan edhe dorëheqjen e zonjës Haxhiu.
Para të pranishmeve, ka deklaruar se kur nuk ka prova prokurorit Ilaz Beqiri duhet të dorëzohet.
Sipas saj, nuk është vonë për prokurorin që të dorërhiqet tani.
“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”- është shprehur Haxhiu.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ku ka thënë se kështu i duan të dorëzuar, si mjekët, ashtu edhe policët e mediat, shoqërinë civile e opozitën.
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë” - ka shkruar Çitaku.
Ndër të tjera edhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar partinë në pushtet për mendësinë që sipas saj përkon me atë të kohës së gazit lotsjellës në Kuvend.
Halimi, duke gjykuar rrugëtimin e Vetëvendosjes deri në ardhjen në pushtet, tha se nuk mund të pritet që qeverisja e kësaj partie të bëhet në një mënyrë përtej mendësisë që jemi mësuar ta shohim ndërvite.
“Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet. Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!? Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit. Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar.” – ka shkruar Halimi në Facebook.
Ndërsa kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kërcënuar prokurorin duke i thënë ‘dorëzohu’.
Sipas Lushakut – Sadriu nëse ky kërcënim do të ndodhte në një shtet demokratik, ende pa kaluar dita do të pasonte dorëheqja ose shkarkimi.
Po sipas saj, tek ne ende nuk po shkarkohet ambasadori milioner Martini, pse me dhanë dorëheqje ministrja Haxhiu?!
“Si, asnjëherë më parë, një ministre e paska kërcënuar prokurorin e shtetit duke i thënë 'dorëzohu'. Ministrja e drejtësisë Haxhiu. Po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër demokratik, ende pa kaluar dita do të pasonte dorëheqja ose shkarkimi. Por, kur nuk po shkarkohet ende ambasadori milioner Martini, pse me dhanë dorëheqje ministrja Haxhiu?! Kosova ka nevojë për prokurorë që NUK DORËZOHEN, posaqërisht kur kërcënohen nga ministra. Për të mirën e Kosovës!” – ka shkruar ajo në Facebook.
Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili ka thënë se nga sot Kurti ka përgjegjësin të jap llogari për çdo ditë shtesë që Haxhiu e kalon në Ministrin e Drejtësisë.
“NË EMËR TË POPULLIT DORËZOHU E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!” – ka shkruar ajo.
Ani pse mori shumë reagime të ashpra, ministren Albulena Haxhiu dikush e mbrojti për deklaratën e saj drejtuar prokurorit.
Sadri Ramabaja, anëtarët i VV-së dhe analist, i doli në mbrojtjes ministres Haxhiu.
Sipas Ramabajes, ministrja Haxhiu sot në seancë nuk ishte si ministre dhe të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.
“Në seancë sot A.Haxhiu nuk ishte si ministre. Këtë fakt mos e anashkalo. Të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.” – ka shkruar Ramabaja.


