Ramabaja e arsyeton Haxhiun që i kërkoi "dorëzim" prokurorit: Sot s'ishte në seancë si ministre - NACIONALE

Ramabaja e arsyeton Haxhiun që i kërkoi "dorëzim" prokurorit: Sot s'ishte në seancë si ministre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sot gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.

Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, është shprehur Haxhiu.

Pas kësaj ministrja ka marrë kritika, mirëpo anëtari i VV-së dhe analisti, Sadri Ramabaja i ka dal në mbrojtje Haxhiut.

Ramabaja i ka komentuar publicistit Xhemal Ahmetit, pasi që ky i fundit ka reaguar ndaj ministres Haxhiu.

Sipas Ramabajes, ministrja Haxhiu sot në seancë nuk ishte si ministre dhe të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.

“Në seancë sot A.Haxhiu nuk ishte si ministre. Këtë fakt mos e anashkalo. Të drejtën e mbrojtjes e ka secili qytetar.” – ka reaguar Ramabaja.

Lajme të ngjashme