Kasolli: Sa më pak qeverisje dhe institucione, aq më e dobishme politikisht situata për Kurtin.
Opinionisti Afrim Kasolli të gjithë kursin e ndjekur nga Albin Kurti I Vetëvendosjes e sheh për synim të çuarjes së vendit në zgjedhje të sërishme në afate “sipas preferenca të tij politike.”
Kasolli konstaton se Kurti nuk ka “as motiv as interes” që t’i themelojë institucionet.
“Sa me pak qeverisje dhe institucione stabile aq me shume e dobishme politikisht situata per Albin Kurtin.”
Postimi i plotë:
I gjithë skenari i shtyrjes jo kushtetuese te konstituimit te Kuvendit te Kosovës nga Albin Kurti, gjoja per t'i dhane shans edhe me shume bisedave politike me partite tjera parlamentare nen pretendimin per t'i shmangur zgjedhjet e reja, është ne fakt kalkulim qe ato te mbahen sipas preferencave te tij politike, e jo sipas afateve ligjore.
Kosova eshte demokraci. Dhe edhe nese mbahen zgjedhjet çdo tre muaj nuk eshte problem, per aq kohë sa procesi politik zhvillohet brenda normave kushtetuese. Neper kesi fenomene ciklike shpeshherë kalojne edhe shtete tjera. Mirëpo, kur ato projektohen sipas vullnetit arbitrar te nje lideri, atehere merr fund rendi demokratik. Dhe ky eshte skenari i rrezikshëm qe ka hyre Kosova.
Ne fund te fundit, Albin Kurti nuk ka motiv dhe as interes personal politik t'i themelojë institucionet. Ai duke qeverisur per një mandat te plote eshte reduktuar elektoralisht ne 42 për qind. Kurse pa qeverisur thuajse asnjë dite me 28 dhjetor te vitit te kaluar i ka fituar mbi 50 per qind, kurse me një qeverisje episodike me 7 qershor 48 per qind. Pra sa me pak qeverisje dhe institucione stabile aq me shume e dobishme politikisht situata per Albin Kurtin. Tipike sipas qendrimit te tij doktrinar se ai nuk mund ta mbaje pushtetin pa nje gjendje te jashtezakonshme.
Prandaj, sot Kosova ndodhet ne kete udhëkryq. A preferon te jetoje vazhdimisht ne kete gjendje pezull , apo preferon rikthimin e qeverisjes demokratike institucionale?