Kasolli: Opozita është pajtuar me shkeljen e kushtetutës nga presidentja Osmani - NACIONALE

Kasolli: Opozita është pajtuar me shkeljen e kushtetutës nga presidentja Osmani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar sjellje e opozitës në raport me pushtetin.

Ai i ka dhënë të drejtë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë ka thënë se opozita e vendit nuk është një.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se opozita aktuale është pajtuar me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Lumir Abdixhiku ka të drejtë në një pikë kur thotë se opozita nuk është një. Dhe nuk mund të jetë. Sepse nuk ka opozitë deri më tani në Kosovë që është pajtuar me shkelje të tilla kushtetuese, sikur të Presidentes aktuale. Qe nuk guxon as për adresuar aty ku duhet këtë sulm politik ndaj rendit kushtetues. Tash opozitës tjetër i mbetet a do ta diferencoje veten nga ky shërbim i pashembullt dhe anti-demkokratik ndaj pushtetit?. Apo do t'i shërbejë atij që i shërben pushtetit? Shenjat e para nuk janë të mira. Si duket interesat e klaneve të ngushta të ndarjes së pushtetit në Prishtinë, do ta ndikojnë që edhe përkundër dëshirës së kryetarit të LDK opozita të mos jetë një, megjithatë ajo të jetë e tillë. Këtë e dëshmon edhe heshtja mortore e nënkryetarit të partise më të madhe opozitare për këto skandale. Mbase edhe mund të mos ketë kohë për këto ndodhi politike, sepse është i zanun me fushatën Bon Vive", ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme