Kapet në flagrancë, policia e arreston 37-vjeçari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili është kapur duke vjedhur.
Në njoftimin e policisë është thënë se i dyshuari është arrestuar duke hyrë në një shtëpi të huaj.
“Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë”, ka njoftuar Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar, D.K., 37 vjeç, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.