Kapet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë - NACIONALE

Kapet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është kapur i dyshuar që tre javë më parë kishte ikur nga Stacioni Policor në Suharekë.

Sipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari Xh. G. 51 vjeçar është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës.

Ndryshe Policia bënë të ditur se i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.

Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë, nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme