Kapën duke bërë gara shpejtësie në Vushtrri, Policia u shqipton gjoba të ashpra dy shoferëve
Policia ka gjobitur nga 500 euro dhe ua ka konfiskuar patentë shoferët për një vit dy shoferëve të cilët po bënin gara me shpejtësi në Vushtrri.
Sipas Policisë, kundërvajtësit u hasën duke bërë gara shpejtësie në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Policia në Vushtrri, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh”, thuhet tutje në njoftim.