Kandiq: Sistemi i drejtësisë në Serbi po i vjetërson gjykimet ndaj kriminelëve të luftës - NACIONALE

Kandiq: Sistemi i drejtësisë në Serbi po i vjetërson gjykimet ndaj kriminelëve të luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar lidhur me gjykimet në Serbi për krime lufte.

Ajo ka thënë se po mundësohet vjetërsimi i krimeve të luftës.

Sipas saj, të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në fshatrat e Pejës më shpesh nuk paraqiten nëpër seanca gjyqësore që kanë nisur shumë vite më herët.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është “i prishur”, që është mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, shlruan Kandiq në X.

Serbia në vazhdimësi ka emëruar nëpër pozicione të larta politike personat e dënuar për krime të luftës.

Lajme të ngjashme