Kandidimi për të 55-ën herë i Albulena Haxhiut, Bajrami: “Atëherë shihet qartë se VV s’ka interes për të konstituar Kuvendin”
Partia Vetëvendosje ka bërë të ditur që edhe për të 55’ën herë me radhë dhe pas Aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese e nominuara e tyre do të jetë Albulena Haxhiu.
Për Hykmete Bajramin, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo është veçse dëshmi që “VV nuk ka reflektuar, dhe s’ka interesim për konstituim të Kuvendit”.
“Albulena Haxhiu në votim të hapur ka dështuar gjashtë herë, por edhe kundërshtimi 48 herë i komisionit për votim të fshehtë nga ana e deputetëve të Kuvendit ka qenë votë edhe kundër Albulena Haxhiut.
Në rast se nesër prapë propozohet zonja Haxhiu, atëherë shihet qartë se LVV nuk ka reflektuar, nuk ka interesim as interes për të konstituuar Kuvendin dhe do të vazhdojë me bllokadë”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.