"Kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij": Rrëmbehet e grabitet një burrë në Prishtinë - NACIONALE

"Kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij": Rrëmbehet e grabitet një burrë në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka raportuar se dy të dyshuar e kanë rrëmbyer dhe grabitur.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku dy të dyshuar nën kërcënimin e armës e kanë futur në veturë viktimën dhe i kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij.

Nuk ka të arrestuar.

Raporti i PK-së:

RRËMBIM & GRABITJE

Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme