‘Kamishi’ me akuza të rënda pasi Kurti e priti kryeministrin e Maqedonisë: Marri, hipokrizi, tradhti - NACIONALE

‘Kamishi’ me akuza të rënda pasi Kurti e priti kryeministrin e Maqedonisë: Marri, hipokrizi, tradhti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës pasi ky i fundit i bëri pritje shtetërore homologut të tij maqedonas, Mickoski.

Kamishi e ka quajtur hipokrizi e tradhti këtë veprim.

Postimi:

Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

Marri, hipokrizi, tradhëti!

Lajme të ngjashme