Kajtazi thotë se LDK-ja po i tutet Vjosa Osmanit: Ethet në trup u hyjnë prej saj - NACIONALE

Kajtazi thotë se LDK-ja po i tutet Vjosa Osmanit: Ethet në trup u hyjnë prej saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, analist, ka pasur një bashkëbisedim të nxehtë me Lutfi Hazirin, nënkryetar i LDK-së, në lidhje me presidenten Vjosa Osmani.

Kajtazi e ka pyetur Hazirin se pse LDK-ja ka refuzuar të dërgojë presidenten Osmani në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mosakreditimin e kryeprokurorit të Kosovës.

Kajtazi tha se LDK-ja i frikësohet Osmanit.

“I tuteni Vjosa Osmanit, i tuteni, ethet në trup ju hyjnë prej saj se mos po del prapë me Albin Kurtin dhe ua bën më zi se në zgjedhjet e kaluara. Pse nuk e dërguat në Gjykatën Kushtetuese?” – tha ai.

Lajme të ngjashme