Kajtazi: Nëse sulmuesit e Valon Sylës nuk ndalen sot, ata nesër mund ta vrasin dikë
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar vendimin e gjykatës për sulmuesit ndaj gazetarit Valon Syla.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse nuk ndalen sot, ata nesër mund ta vrasin dikë.
“A i pate sulmuesit e Valon Syles? Nese nuk ndalen sot, neser mund ta vrasin dike. Me te njejtin motiv, natyrisht. Perndryshe, edhe ne burg ka bakllave per Bajram”, ka shkruar Kajtazi.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 3 të dyshuarëve L.D, K.H, dhe O.H, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.