Kajtazi: Kurti nuk e zbaton Asociacionin në fund të mandatit se s’ka çka në fushatë
Gazetari Vehbi Kajtazi, beson se kryeministri Albin Kurti, nuk do ta zbatojë Asociacionin në fund të mandatit.
Ai në Klan Kosova ka thënë se Kurti nuk e zbaton Asociacionin në fund të mandatit për aryse se “nuk ka çka t’i thotë popullit në fushtë”.
“Unë besoj se zotëri Kurti nuk do ta zbatoj Asociacionin në fund të mandatit. Pra, ky nuk e ka problem Asociacionin sepse e ka pranuar, por e ka problem ta zbatoj në fund të mandatit, sepse çka do të iu thotë ky njerëzve në fushatën e ardhshme zgjedhore, çka do të iu premtoj atyre.” – ka thënë ai.