Kajtazi: Kurti e ka sulmuar kryeprokurorin Isufaj për ta mbrojtur veten
Gazetari Vehbi Kajtazi ka treguar pse kryeministri Albin Kurti ka kritikuar ashpër kryeprokurorin e Prokurorisë Speciales, Blerim Isufaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sulmet e Kurti ndaj Isufajt nuk kanë të bëjnë me arrestimin e drejtorit të KEK, Nagip Krasniqi.
Sipas tij, Kurti këtë e ka bërë për ta mbrojtur veten.
“Kam mendu qe kryeministri Kurti, javen e kaluar ka sulmuar kryeprokurorin Blerim Isufaj per shkak te arrestimit te Nagip Krasniqit. Por, jo. E ka sulmu per ta mbrojtur veten. Koha do te deshmoje kete”, ka shkruar Kajtazi.