Kadyrov: Moska duhet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë - NACIONALE

Kadyrov: Moska duhet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kreu i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pas një disfate të re të madhe në fushën e betejës.

Duke adresuar humbjen e Rusisë në qytetin Lyman, përmes një mesazhi në Telegram, Kadyrov shkroi: “Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare - jepni armë bërthamore”.

Komentet e Kadyrov, erdhën një ditë pasi presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës - duke përfshirë Donetsk, ku ndodhet Lyman - dhe i vendosi ato nën ombrellën bërthamore të Rusisë, duke thënë se Moska do të mbronte tokat që kishte kapur "me të gjitha forcat”.

Lajme të ngjashme