“Nuk jam gati të vras”: Vetëvritet reperi rus, nuk donte të luftonte në Ukrainë - NACIONALE

“Nuk jam gati të vras”: Vetëvritet reperi rus, nuk donte të luftonte në Ukrainë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Një reper rus, ka vrarë veten në mënyrë që të shmangë luftimin në Ukrainë.

Ivan Vitalievich Petunin, i njohur me emrin artistik si Walkie, besohet se ka kryer vetëvrasje në qytetin jugor rus të Krasnodarit.

DailyMail shkruan se trupi i pajetë i tij ishte gjetur pranë një ndërtese shumëkatëshe në Rrugën Congressnaya pas një video-mesazhi që muzikanti 27-vjeçar kishte publikuar në kanalin e tij në telegram ku thoshte se nuk donte vriste për asnjë ideal.

Petunin, i cili më parë kishte shërbyer në ushtrinë ruse dhe ishte trajtuar në një spital mendor, në video-mesazh u ishte drejtuar fansave të tij, duke u thënë: "Nëse po e shikoni këtë video, atëherë unë nuk jam më gjallë. Nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua. Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal'.

Dukej se ai kishte frikë se mobilizimi i pjesshëm i Putinit mund të shndërrohej së shpejti në një draft të plotë ushtarak, mes pretendimeve se Moska po planifikon të thërrasë 1 milion burra për të shpëtuar pushtimin e dështuar.

Ndërsa, ka pasur edhe raste tjera drastike, ku burrat rusë kanë përdorur edhe thyerjen e gjymtyrëve për të shmangur rekrutimin.

Kujtojmë se, që kur Putini njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për të forcuar trupat ruse në Ukrainë, më shumë se 194,000 qytetarë rusë kanë ikur në Gjeorgjinë fqinje - e cila u pushtua nga Rusia në 2008 - në Kazakistan dhe Finlandë.

Megjithatë, ditët e fundit Finlanda ka mbyllur kufirin për rusët me viza turistik, duke ndërprerë një nga rrugët e fundit lehtësisht të aksesueshme për në Evropë.

Vendimi i Finlandës erdhi pasi zyrtari më i lartë i emigracionit i Bashkimit Evropian u kërkoi 27 vendeve të bllokut që të ndalojnë dhënien e vizave për qytetarët rusë.

Lajme të ngjashme