Kadrijaj thotë se "do të zhgënjehen" ata që konstatojnë se AAK nuk e kalon pragun - NACIONALE

Kadrijaj thotë se "do të zhgënjehen" ata që konstatojnë se AAK nuk e kalon pragun

8 muaj më parë

nga NACIONALE

“Do të zhgënjehen”. Kështu thotë Time Kadrijaj e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, referuar konstatimeve dhe parashikimeve të kundërshtarëve politikë dhe një sfere analistësh që thonë se AAK do të mbesë nën pragun prej 5% në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Kadrijaj i referohet rezultatet të zgjedhjeve lokale ku AAK shënoi fitore të qëndrueshme në pesë komuna në rajonin e Dukagjinit.

‘’AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar. Ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme