Juristi shqiptar: Kurti erdhi në Tiranë për të marrë mbështetje për votat e humbura në Kosovë pas marrëveshjes me Vuçiqin
Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në Tiranë ku mori mbështetje për marrëveshjen e Ohrit nga kryeministri Edi Rama.
Spahiu u shpreh për Euronews Albania se duhej të kishte një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për t’i hequr mes dy shteteve.
“Gjykoj se Kurti ka ardhur në Tiranë për të siguruar një mbështetje pas Vuçiqit.” – u shpreh z. Spahiu, që dikur drejtonte një lëvizje politike që mësynte bashkimin kombëtar.
“Mendoj se qëllimi i viztës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij. Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë.” – vazhdoi tutje juristi shqiptar.
Edi Rama në takim me Kurtin sot e inkurajoi atë që të hidhte hapa tjerë për Asociacionin dhe Kishën Serbe.