"Jugosllavë që flisnin shqip" - kështu i konsideronin kosovarët vlonjatët e viteve të 90-ta - NACIONALE

"Jugosllavë që flisnin shqip" - kështu i konsideronin kosovarët vlonjatët e viteve të 90-ta

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Analisti nga Shqipëria, Arjan Konomi ka dhënë një deklaratë interesante.

Ai ka treguar se si në vitet e 90-ta në Vlorë, banorët e atjeshëm nuk e dinin se në Kosovë ka shqiptarë.

Madje, sipas Konomit, mendonin se jemi jugosllavë që flisnim shqip.

“Unë jam Vlonjat. Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë. Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip. Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë. Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mijë për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”, tha ndër të tjerash Konomi te "Kojshia Show".

Lajme të ngjashme