Jill Biden rezulton negative për Covid-19
Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden ka rezultuar negative për Covid-19 dhe do të largohet nga Karolina e Jugut, ku ishte izoluar që nga pushimet me presidentin Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Biden, 71-vjeçare, e cila ashtu si bashkëshorti i saj është vaksinuar dy here, kishte rezultuar pozitive për koronavirusin.
Zëdhënsja e saj Elizabeth Alexander, ka njoftuar se Jill Biden ka trajtuar simptomat me ilaçni antiviral Paxlovid dhe ishte izoluar në shtëpinë e pushimeve në ishullin Kiawah për pesë ditë përpara se të merrte rezultate negative nga dy teste të njëpasnjëshme ditën e dielë.