Jehona Lushtaku Sadriu: ‘’Qeveri e Kosovës, a jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë tuaj i keni varfëruar qytetarët?!’’
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, është shprehur lidhur me pagat e zvogëluara të sektorit publik, si dhe lidhur me heqjen e shtesave.
Ajo thotë se gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën, e Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë.
‘’Në këtë fillimmuaji, secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar; pagat e tyre janë zvogëluar duke ua hequr edhe shtesat.
🔺Çmimet e produkteve janë ngritur dhe gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën.
🔺 Çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, e në anën tjetër, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë! ‘’- shprehet Lushtaku-Sadriu në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ajo ndër të tjera i drejtohet edhe Qeverisë me një pyetje direkte, lidhur fajin e tyre për varfërinë në Kosovë.
‘’QEVERI E KOSOVËS një pyetje po e shtroj çdo ditë për ju. A jeni të vetdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët?!’’- thotë Lushtaku-Sadriu.